E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça përgatit goditjen e madhe në "Bernabeu"

Një vit më parë një ide e tillë qarkullonte tek Interi. Ultrasit zikaltër flisnin për fitoren e titullit në derbi, kur Milani luante në "shtëpi", pikërisht para syve të të gjithë tifozëve të tyre. Do të ishte një turpërim i rivalëve të përjetshëm". Por kjo nuk ndodhi. Tashmë një rast të tillë të artë e ka Barcelona. Dhe janë tifozët katalanasit, ata që e ëndërrojnë "goditjen e madhe" në Bernabeu. Të shpjegohemi: Klasifikimin e ka në dorë Barcelona. Kur duhet edhe 7 javë nga fundi i kampionatit, ata janë 6 pikë para Realit të Madridit. Logjikisht, çështja e titullit është ende e hapur. Por në qytetin katalan, në vend që të shqetësohet për një rikuperim të mundshëm të "blancos", po mundohen të stilojnë tabela, që të çojnë te një hakmarrje e thjeshtë: Barça kampione 3 majin e ardhshëm dhe festë në shtëpinë e Realit të Madridit. Ja tabela: që këtu deri në sfidën direkte në Bernabeu, Reali e Barça do të luajnë dy ndeshje. Madrielnët presin Gedafen në shtëpi dhe luajnë me Seviljen në transfertë; Katalanasit presin Seviljen në shtëpi dhe sfidojnë Valencian në transfertë. Nëse Reali do t‘i humbasë të dy ndeshjet dhe Barcelona i fiton të dyja (Llogari e mundshme, por e vështirë për t‘u realizuar), një barazim në Madrid do ta shpallte kampione skuadrën e Guardialonës me 12 pikë larg Realit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›