E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetel, e gjithë Gjermania ëndërron për të

Sebastian Vetel është idhulli i ri sportiv i gjermanëve. Të gjithë urojnë të kenë gjetur tek ai një Majkëll Shumaher të dytë. Por në Gjermani të pasionuarit e F1 mbi të gjitha shpresojnë se një ditë të garojë me një skuadër të shtëpisë. Ishte pranë kalimit te BMV: në 2007 ishte kolaudator testesh në skuadrën e Mynihut dhe kishte pasur mundësinë për të debutuar në Formula 1 në Indianapolis, në vend të Kubikës së dëmtuar. Por në garën pasardhëse në Hungari, ishte rikthyer nën urdhrat e Red Bullit, që e kishte sponsorizuar karrierën dhe e kishte "xhiruar" te Toro Rosso. Por edhe një tjetër skuadër gjermane, e kërkonte atë: MekLaren-Mercedes. Sipas "Bild", këtë e ka konfirmuar përgjegjësi i Motorsport në skuadrën e Shtutgartit, Norbert Haug: "Dy vite më parë kemi diskutuar një marrëveshje të mundshme për të punuar së bashku. Por ishte nën kontratë me Red Bullin, që ka investuar shumë te Sebastian dhe legjitimisht tani pret të marrë frytet". Kontrata mes Red Bullit dhe fituesve të garës së Kinës skadon në 2010 dhe Haug lë të kuptohet se do të insistojnë sërish: "Të shohim: ka klas dhe ndoshta një ditë do të garojë me një ‘Shigjetë të Argjendtë‘". Gjuetia është hapur. E dinë edhe të Ferrari, të cifle Majkëll Shumaker u ka folur shumë për aftësitë e talentit të ri. "Ishte fantastik. Sebastian Vetel mund të bëhet kampion bote". Dhe tashmë merr edhe komplimentin e idhullit të tij. Shumaker flet kështu për shtypin gjerman në lidhje me të bashkëkombësin e Red Bull. Sipas shumë njerëzve, ai do të jetë pasuesi i tij i vërtetë në F1. Vetel ka hedhur hapat e parë në botën e makinave pikërisht në Kerpen, në cirkuitin e "Kart" në pronësi të shtatë herë kampionit të botës. "Nuk ka se si të mos i ndjekësh garat me kënaqësi, tha Shumi. Sipas meje, ata (Red Bulli) mund të fitojnë titullin. Sepse ishin më të shpejtë në Australi dhe në Kinë: këtë vit kanë një potencial të madh". Dhe vetë Sebastian shpesh ka deklaruar se, është edhe ëndërr e tij të garojë me makinat Ferrari. Megjithatë, Vetel përgatitet për garën e Bahreinit. Është shumë e mundshme që këtë radhë do të vijnë ta shikojnë edhe prindërit, Norbert e Hajke.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›