E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve tre yje ne fanelle

Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga mbyllja e Serisë A, për Juventusin finishi duket gjithmonë më afër. Bardhezinjtë janë shkëputur me 3 pikë nga Milani dhe tashmë janë gati për pjesën finale. Në rast triumfi ky do të ishte titulli I 30-të kampion I fituar nga “Zonja e Vjetër”, edhe pse zyrtarisht do ti njiheshin vetëm 28.

Me kampionatin që po I afrohet fundit, ka nisur debate rreth faktit se çfarë do të bëjë klubi, e nëse do të vendosë yllin e tretë në fanellë. Gjithçka duke pasur parasysh edhe betejën e Andrea Anjelit, që prej kohësh kërkon trofetë e hequr, sipas tij dhe klubit, pa të drejtë pas skandalit “Calciopoli”.

Ndërkohë, Juventusi duket I papërmbajtshëm. Skuadra e Antonio Kontes mbetet e pamposhtur dhe ka pësuar vetëm 18 gola, duke pasur mbrotjen më të mirë në kampionatet e rëndësishme Europiane. Kundërshtarët e mbetur janë Çezena, Novara, Leçe, Kajliari e Atalanta dhe titulli nuk duket blasfemi.

Në këtë situatë, hipoteza për të vendosur yllin e tretë në fanellë nuk bie poshtë, edhe sepse sipas rregullores, klubet mund të përdorin dizajno dhe detaje në fanella sipas dëshirës. Në rast fitoreje, Juve do të festojë njësoj sikur ky të ishte titulli I 30-të. Kjo u shfaq edhe në koreografinë e sfidës me Interin, ku në tribuna u valëvitën 29 flamuj, që simbolizinon titujt.

Ndërkohë, pas fitores 4-0 me Romën, trajneri Antonio Konte ironizoi me faktin se shpeshëherë sulmohet nga rivalët, madje duke u përmendur edhe në skandalin e basteve në Itali. “Më sulmoni. Nuk ka asnjë problem, pasi skuadra ime fiton 4-0”, tha drejtuesi I stolit bardhezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›