E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindroma Flamurtari Skenderbeu ka 2 vjet qe smerr pike ne Vlore

Ka ndodhur që ka humbur edhe tepër thellë, por pak rezultate e kanë tronditur Skënderbeun e Korçës si kjo humbje në Vlorë. Disfata 0-1 përballë Flamurtarit në javën e 22-të të Superligës e zbriti skuadrën kampione në vendin e dytë të renditjes, ndërsa mundësia për manovrim sa vjen e zvogëlohet.
Korçarët kanë dy vjet që nuk arrijnë jo vetëm të marrin pikë, por edhe që të shënojnë në stadiumin “Flamurtari”, në një fushë që po kthehet gjithnjë e më shumë në tabu për të.
Sezonin e kaluar, në kampionatin me 3 faza, Skënderbeu luajti 2 herë në qytetin bregdetar, duke i humbur të dyja takimet. Disfata e parë ishte tepër e thellë, 0-4, shkaktuar edhe me probleme të sjella nga sulmet verbale të tifozëve vendas ndaj trajnerit Muça, që në atë kohë ishte i Skënderbeut, ndërsa sot ndodhet në Vlorë
Në javën e fundit, dy ekipet ishin sërish përballë dhe sërish Flamurtari fitoi, veçse vetëm me një gol. Kjo humbje nuk i prishi punë bardhekuqve që ishin shpallur ndërkohë kampionë, ndërsa përfundimi i takimit u kthye në një guerrilje në qytet, me stola të thyer dhe frikë pa fund.
Në sezonin në vazhdim, dy ekipet luajtën në Vlorë fillimisht në Kupë, ku vlonjatët fituan 3-0 si shenjë hakmarrjeje për disfatën 1-4 në Pogradec, ku dy golat e fundit u shënuan thuajse pa u luajtur futboll.
Në të vërtetë, dy ekipet i kanë ndarë gjërat si me thikë, pasi në Korçë Skënderbeu fiton gjithnjë, ndonëse Flamurtari të paktën ia del që të shënojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›