E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalet Boka Juniors barazim 1-1 ne fushen e Belgranos

Kampionati i sezonit “Klauzura” vazhdon tepër i ashpër dhe asnjë siguri nuk ka se kush do ta fitojë këtë titull. Boka Juniors vazhdon kryesimin në Argjentinë, veçse barazimi 1-1 në fushën e Belgranos në Kordoba, nuk e ndihmoi aspak skuadrën e madhe të Buenos Airesit.
Ndeshja pritet që të ishte e fortë dhe megjithë përpjekjet e skuadrës mike për të shënuar e para, ishin vendasit që kaluan në avantazh.
Ishte Matias Himenez që realizoi për Belgranon, i ndodhur në zonë pra nga një distancë jo e madhe nga porta. Himenez ka qenë lojtar i Bokës, ndaj edhe nuk festoi me entuziazëm për nder të ish-skuadrës së tij. Ky gol erdhi shpejt, që në minutën e 23-të, ndërsa Boka reagoi pas pushimit. Në minutën e 49-të, Valter Erviti shënoi me një gjuajtje të bukur dhe të fortë.

Pas këtij barazimi, Juniors mban vendin e parë në kampionat me 21 pikë pas 11 ndeshjeve, ndërsa pas saj ndodhen Velez i Sarsfildit, Njuells Old Bojs dhe Tigre me nga 20 pikë. Por, Njuells mund të kalojë në vend të parë pasi ka luajtur deri tani 10 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›