E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona-Robinjo, arrihet marrëveshja

Sipas "El Mundo Deportivo", mungon vetëm një detaj për të përfunduar marrëveshjen mes Barcelonës dhe Mançester Sitit: në fakt Robinjo do të donte të kalonte te Barça që në janar në formë huazimi, për t‘u blerë më pas në rrugë përfundimtare në qershor. E përditshmja katalanase pohon se Robinjo është në pritje të përgjigjes së Barcelonës. Për momentin, plani i Laportës parashikon një ofertë prej 3.5 milionë eurosh për huazimin deri në qershor, me opsionin e blerjes në qershor. Ndërsa rroga e tij nuk përbën problem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›