E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golat e sulmit, "thembra e Akilit" te kjo Tiranë

Edhe pse Tirana u është rikthyer rezultateve pozitive dhe hedh hapa të rëndësishëm në ngjitjen në tabelën e klasifikimit pas atij fillimsezoni për t‘u harruar, problemet ende nuk mungojnë. Nëse gjërat duket sikur janë përmirësuar në repartet mbrojtje dhe mesfushë, sulmi bardheblu vazhdon të jetë në krizë. Nga 10 gola të shënuar në total në këto 10 ndeshjet e para, vetëm tre gola mbajnë firmën e një sulmuesi, atë të Abilaliajt. Ndërkohë që në gjetjen e rrugës së rrjetës kanë ndihmuar të gjitha repartet, deri edhe te portieri Nallbani, i cili ka shënuar një nga 10 golat, atë të fitores 1-0 nga pika e 11-metërshit kundër Skënderbeut. Ndërsa 6 golat e tjerë vijnë nga mesfusha: 3 Muzaka, 1 Devolli dhe 2 Sefa. Në 7 javët e fundit, sulmi bardheblu numëron vetëm një gol të sulmuesve, atë të Abilaliajt në derbin e humbur 2-1 ndaj Dinamos. Një gjë e tillë është influencuar edhe nga dëmtimet e shumta në këtë repart, ku kanë munguar për shumë kohë golashënuesi Memelli dhe kapiteni Mukaj, të dy të dëmtuar.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›