Bajerni i Mynihut fikson çmimin e tij
Në Spanjë janë më se të sigurt se aventura e Frenk Riberi te Bajerni i Mynihut do të përfundojë në qershor 2010. E përditshmja "Sport" thekson se bavarezët kanë vendosur të privohen nga francezi dhe kanë fiksuar tashmë një çmim bazë, nga ku do të nisë një gjueti e vërtetë dhe ku do të marrin pjesë të gjithë klubet e mëdhenj të Europës: 35 milionë euro. Në Spanjë janë në radhë Real Madrid e Barcelona. Në Angli interesohen Junajtid, Siti e Çelsi, ndërsa në Itali, Juventusi.