E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona blen Maskeranon

Havier Maskerano është goditja më e re në merkato e Barceloëns. Mesfushori argjentinas do të firmosë një kontratë katër vjeçare me kampionët e Spanjës. Klubi katalanas e bëri të ditur përmes një komunikate se kishte arritur një akord me Liverpulin. Maskerano do të mbërrijë në Spanjë këtë fundjavë. Maskerano do të zëvendësojë në mesfushë Jaja Turenë e larguar në drejtim të Mançester Sitit. Sipas gazetës spanjolle “As”, Barça do të paguajë 22 milionë euro për kartonin e kapitenit të Argjentinës. Maskerano do të përfitojë 5.5 milionë euro në sezon.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 27 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›