Pezullimi i Riberisë kënaq Luis Van Galin

Pezullimi i Frenk Riberisë me tri ndeshje nga ekipi kombëtar francez e ka gëzuar pa masë trajnerin e Bajernit të Munihut, Luis Van Gal. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Luis Van Gal tha: “Është me të vërtetë fantastike për ne. Ai mund të ndjekë kështu për përgatitjen e tij. Kjo është e gjitha, është shumë bukur për Frenkun”. Ndërkombëtari francez do të mungojë për dy ndeshjet zyrtare në kualifikueset për Kampionatin Europian 2012 ato kundër Bjellorusisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, të cilat do të luhen respektivisht më 3 dhe 7 shtator. Në këtë grup është dhe Shqipëria.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 27 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili