E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e Guardiolas më e mirë se e Cruyffit

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 12:17

Ronald Koeman, i cili shënoi golin që i siguroi Barcelonës kupën e tyre të parë të Evropës në Wembley më 1992, ka thënë se ekipi aktual i Pep Guardiolas është më i mirë se skuadra e Johan Cruyffit që kishte fituar katër tituj të njëpasnjëshëm në La Liga, në fillim të 90-ve.

“Ky ekip është përmirësuar në shumë fusha, dhe është më i mirë se ai i yni”, tha Koeman për të përditshmen katalonase, Mundo Deportivo.

“Ne ishim në gjendje të luanim më së miri, por edhe keq. Nuk kishim vazhdimësi si ky ekip i sotëm”, shtoi ai. Barcelona mund të fitojë kurorën e tretë të njëpasnjëshme në La Liga, kur rivali i qytetit Espanyol viziton Nou Campin, të dielën. Ata kanë tetë pikë epërsi ndaj Real Madridit, katër xhiro para fundit. Reali duhet të fitojë në Sevillë të shtunën për t’i mohuar Barcelonës të fitojë titullin në praninë e tifozëve të saj të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›