Kosova fituese e “EUROBY 2011”
UBT Kosova është fituese e kampionatit evropian “EUROBY 2011”, i cili është mbajtur për tri ditë me radhë në Kosovë. Ekipi kosovar ‘UBT Kosova- Robots’ në finalen e zhvilluar të premten e ka mposhtur ekipin austriak, ‘Austro’, me rezultat të ngushtë 3:2.
Presidenti i Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), ku është mbajtur “EUROBY 2011”, Edmond Hajrizi është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij evropiani si dhe me suksesin e ekipit kosovar.
Po ashtu, kapiteni i ekipit kosovar, Kushtim Dragusha tha se arritja më e madhe është fitorja e ekipit ndaj “Austros”, i cili është në treshen e më të mirëve në botë.
Në këtë kampionat kanë marrë pjesë ekipe nga shtete të ndryshme, me traditë në fushën e robotëve. Kjo është hera e dytë që Federata Ndërkombëtare për Robot (FIRA) ia beson UBT-së organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit për Robotë.