E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea ka frikë

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 13:00

Nani ka theksuar se Manchester United mban faktorin e frikës ndaj Chelseas, para ndeshjes që mund të jetë vendimtare për titull në Premierligë dhe e quajti përballjen në Old Trafford më të rëndësishme se atë të ardhmen me Barcelonën.

Djajtë e Kuq mund të triumfojnë në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve brenda tri javëve të ardhshme, meqë fitorja ndaj Chelseas pothuajse do t’u siguronte titullin shtetëror para takimit në Wembley, kundër Barcelonës për triumf evropian.

Ekipi i Sir Alex Fergusonit tashmë ka tejkaluar Chelsean në dy ndeshje në rrugë drejt finales në Ligën e Kampionëve dhe Nani beson se kjo i dhuron skuadrës së tij epërsi për të dielën. Humbja për Djajtë e Kuq do të bënte që ata të humbin pozitën e parë nga Chelsea, në bazë të golaverazhit, por reprezentuesi portugez insiston se i tërë presioni është ndaj skuadrës londineze.

“Rezultati kundër tyre në Ligën e Kampionëve ishte shumë i mirë. Mendoj se kjo na dhuron përparësi psikologjike. Nëse fitojmë tani, do të jetë pothuajse e përfunduar. Kemi mundësi të mirë”, tha Nani, i cili shtoi se askush nuk ka filluar të mendojë për Barcelonën.

“Ndeshja më e rëndësishme është Chelsea, e jo Barcelona. Por, është me rëndësi të jemi të gjithë të bashkuar, do të jetë një tregim i shkëlqyeshëm për klubin nëse fitojmë në Wembley”, përfundoi Nani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›