E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA heton 300 ndeshje për kurdisje

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 12:26

FIFA është duke zhvilluar hetime rreth dyshimeve për kurdisje dhe manipulimeve në mbi 300 ndeshje.

Sipas të përditshmes angleze, The Telegraph, kurdisësit kanë operuar në tri kontinente dhe për cak kishin ndeshjet miqësore ndërkombëtare me synim të manipulimit të rezultatit si dhe qindra takime të klubeve rreth Evropës.

Hetuesit besojnë se zyrtarët e ndeshjeve janë blerë për rreth 10 mijë dollarë për ndeshje duke ndihmuar në përcaktimin e rezultateve të sakta të ndeshjeve që u kanë mundësuar atyre të fitojnë miliona dollarë në tregun e basteve në Azi.

“Kërcënimi nga kurdisjet është rrezik për integritetin e futbollit. Anglia është shtëpia e futbollit dhe Londra është qendra globale financiare, andaj nuk është befasi që aspektet financiare të këtij aktiviteti na dërgojnë në Londër. Sipas informacioneve që kemi, kurdisësit kanë përfituar dhjetëra milionë dollarë nga secila kurdisje e suksesshme”, tha kreu i sigurisë në FIFA, Chris Eaton, ish-zyrtar i Interpolit.

Në mesin e ndeshjeve që dyshohet se kanë qenë të kurdisura, qarkullojnë spekulime se mund të jetë e përfshirë edhe ndonjë skuadër shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›