Shpirti luftarak, dhunti e Shaqirit
“Unë nuk dorëzohem kurrë. Edhe kur kam mundësi të pakta, luftoj pa u ndalur. Nga kjo kam përfituar deri tash. Unë nuk ia kam frikën askujt. Kam luajtur me yje të futbollit në Ligën e Kampionëve dhe gjithmonë e kam pasur gjakun e ftohtë në fushë”, deklaroi përfaqësuesi zviceran, i cili nuk i frikësohet konkurrencës me Arjen Robben, Franck Ribery, Thomas Muller e Tonny Kroos.
“Secili mund të luftojë. Konkurrenca është e mirë dhe i shërben pozitivisht një ekipi. Unë jam mjaft ambicioz, secili duhet të jetë ambicioz. Natyrisht, duhet të jesh i qetë dhe i durueshëm, duke e pritur rastin që të jepet”, vazhdoi ai. Mundësinë e transferimit në Bayern ai e konsideron si perfekte për t’u zhvilluar. Ekipin Bavarez, mesfushori gjilanas e konsideron si njërin prej më të mirëve në Evropë.