INSTAT: Energjia nga impiantet me koncesion, rritje 62.4%
Eglantina Nasi
Energjia elektrike, e prodhuar nga impiantet private e me koncesion, rezulton me nje rritje te konsiderueshme te saj gjate gjysmes se pare te 2012-s, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Kjo pohohet ne raportin me te fundit te Institutit te Statistikave mbi bilancin e energjise elektrike, sipas te cilit, sasia e saj e prodhuar nga te tilla impiante eshte shtuar deri ne nivelin prej 62.4%. Ne shifra konkrete, kjo sasi energjie rezulton te kete qene ne vleren e 156.959 megavat/h gjate 6-mujorit te pare te ketij viti, krahasuar me ate prej 96.664 megavat/h qe eshte prodhuar per kete pjese te vitit te kaluar. Krahasimi mes tyre, flet pikerisht per suksesin e siguruar nga kjo lloj sipermarrje e re private, e mbeshtetur edhe nga vete qeveria, per te shtuar prodhimin e energjise elektrike ne vend. Sikunder flet per nje ecuri pozitive te ketij treguesi, ne nje kohe, kur vete prodhimi total i energjise ne vend, ka shenuar nje renie te dukshme gjate gjysmes se pare te vitit. Keshtu, te dhenat e INSTAT-it referojne se ky i fundit shenoi nje renie prej 16.4%, krahasuar me 6-mujorin e pare te vitit 2011. Ndersa vete energjia elektrike e perftuar nga te gjitha burimet ne gjysmen e pare te ketij viti, u ul me 4%, krahasuar me te njejten periudhe ne vitin 2011. "Energjia elektrike e prodhuar kete vit ka qene 2.092 Gigavat/h dhe ze 55% te sasise gjithsej te energjise", citojne ekspertet e INSTAT-it. Kjo panorame statistikore tregon se ndersa prodhimi i energjise ne vend si e tille po ndeshet me problematika te ndryshme, ai i siguruar prej impianteve me koncesion, po shfaqet si nje menyre eficiente per mbulimin e humbjeve te mundshme shkaktuar nga shkaqet natyrore apo arsye te tjera qe lidhen me tregun e energjise. Tregues ky, i cili kthehet ne nje domosdoshmeri per konsumin vendas te energjise, po te shtosh nga ana tjeter, se edhe prodhimi i saj nga hidrocentralet u ul me rreth 19.5% ne gjysmen e pare te ketij viti. "Kjo ka dhene ndikimin kryesor ne renien e burimeve te energjise elektrike", - argumentojne ekspertet e INSTAT-it. Pa harruar te citojne ne fund, edhe faktin shtese se termocentralet gjate 6-mujorit te pare te 2012-s, nuk kane prodhuar energji elektrike.