E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Per interesa madhore jo dallime pozite-opozite

Te marten ne Nju Jork, ne Keshillin e Sigurimit u diskutua raporti i radhes i OKB-se per Kosoven. Ne debat per here te pare moren pjese kryeministrat e Serbise dhe te Kosoves, Ivica Dacic dhe Hashim Thaci. Te dy udheheqesit u shprehen te gatshem per te rifilluar bisedimet e nderprera para zhvillimit te zgjedhjeve ne Serbi. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes kryeministri tha se Serbia nuk do te jete e perfshire ne proceset e brendshme te Kosoves

Per here te pare ne takimet e Keshillit te Sigurimit moren pjese dy kryeministrat. A patet mundesi te takoheshit me homologun serb, te shkembenit ndonje mesazh privat?

Nje gje e tille nuk ka qene e planifikuar, nuk ka qene ne axhenden time dhe as ne axhenden nderkombetare. Thjesht ka qene nje axhende e prezantimit ne Keshillin e Sigurimit te dy kryeministrave; une kam prezantuar arritjet e Republikes se Kosoves tani ne prag te permbylljes se mbikeqyrjes se pavaresise se Kosoves, qe eshte nje vleresim nderkombetar i te gjitha fuqive me mbeshtetese te shtetit te ri te Kosoves. Jemi ne fazen perfundimtare te mbikeqyrjes se pavaresise, kemi ndryshimet kushtetuese, qe do te ndodhin ne Kosove dhe ne 10 shtator do te merret edhe vendimi perfundimtar, qe Kosova do te permbylle mbikeqyrjen e pavaresise, ndaj dicka e tille nuk ka qene e planifikuar dhe gjithcka ka ndodhur ne Keshillin e Sigurimit, ka qene e prezantuar perpara opinionit vendor dhe atij nderkombetar.

Pas ndryshimeve politike ne Serbi, pas thirrjeve te intensifikuara te komunitetit nderkombetare per bisedime, sic ndodhi edhe ne Keshillin e Sigurimit, a prisni fillimin e nje periudhe te re te marredhenieve ndermjet Prishtines dhe Beogradit?

Republika e Kosoves eshte ne favor te normalizimit te marredhenieve me Serbine. Kjo eshte ne interesin e dy shteteve dhe popujve tane, eshte ne interes te fqinjesise, te paqes, te stabilitetit, bashkepunimit rajonal dhe te perspektives euroatlantike te gjithe rajonit, sepse vetem me fqinjesi te mire te dy vendet mund te kene perspektive euroatlantike. Qellimi dhe vizioni im eshte anetaresimi i Kosoves ne NATO dhe ne Bashkimin Europian. Ky eshte edhe vullneti i qytetareve te Kosoves. Normalizimi i marredhenieve ndershteterore mes Kosoves dhe Serbise nenkupton europianizim te gjithe rajonit, ndaj fillimisht duhet te ndodhe implementimi i te gjitha marreveshjeve te arritura ne Bruksel, pastaj te shohim edhe mundesi te tjera te dialogut teknik per ceshtjet e mbetura, por natyrisht edhe takime te nivele qofte edhe politike.

Ne vendin tuaj ju jeni ndeshur me kundershtime lidhur me dialogun. Opozita ju kundershton. A jeni i shqetesuar, qe nuk keni perkrahjen e opozites per bisedimet me Serbine?

Normalizimi i marredhenieve me Serbine nuk eshte ceshtje e nje lideri, nje partie, apo nje mandati qeverises. Ne nuk jemi dy vende dhe dy popuj qe kemi zhvilluar lufte me njeri-tjetrin dhe pastaj mbas mbarimit te luftes te kemi arritur traktate te paqes, apo marreveshje te paqes, apo qe kemi punuar bashkerisht per te ardhmen e dy vendeve dhe te rajonit, ndaj mendoj se kapitulli i se kaluares eshte mbyllur duke mos e harruar kurre, por duke e kujtuar me krenarine me te madhe, sepse jemi fitues, ndersa duhet te punojme me teper per te ardhmen. Une besoj qe kunder dialogut per fqinjesi te mire nuk eshte askush, kunder normalizimit te marredhenieve mes shtetit te Kosoves dhe Serbise nuk eshte askush. Ne te gjithe duhet te ngrihemi mbi interesat grupore, partiake, apo te politikes elektorale ditore, te gjithe duhet te shikojme interesat shteterore. Ajo qe une mund te siguroje dhe garantoje qytetaret e Kosoves, eshte se bashkerisht me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimin Europian, do te bejme te gjitha perpjekjet, qe te ndodhe normalizimi ne kushte e rrethana gjithmone duke respektuar kushtetuten dhe ligjet e Republikes se Kosoves.

A pritet te kete ndryshime ne skenen politike te Kosoves, sic ka njoftuar shtypi i vendit tuaj, per te patur nje perkrahje sa me te gjere per bisedimet me Serbine?

Perkrahja e gjere per normalizimin e marredhenieve ndershteterore ekziston. Ndryshimet politike ndodhin vetem kur ndodhin zgjedhjet e reja elektorale. Ne jemi ne proces reformues elektoral dhe ne procesin tjeter reformues kushtetues, gjithashtu bashkerisht jemi duke punuar per perspektiven europiane. Koalicioni aktual eshte funksional dhe mireqeverises, ne te njejten kohe nuk do te kete zgjedhje te parakohshme, zgjedhjet do te jene te rregullta, ne afatin kushtetues. Por ka hapesire dhe mundesi per gjithkend per te kontribuar ne konsolidimin dhe forcimin e shtetit. Une pershendes edhe zerat opozitare ne mbeshtetje te nje procesi dhe dialogu politik per normalizimin e marredhenieve ndershteterore mes shtetit te Kosoves dhe Serbise, mendoj qe kjo eshte pergjegjesi e perbashket, nuk eshte pergjegjesi vetem e nje partie apo nje mandati qeverises, sa me heret qe te permbyllet ceshtja e normalizimit te marredhenieve, mes shtetit te Kosoves dhe Serbise kjo do te jete ne te miren e te gjithe qytetareve te Kosoves, te shtetit te Kosoves, e partive politike, e shoqerise civile, e mediave, do te jete ne favor te perspektives europiane te Republikes se Kosoves. Te gjithe do te lirohemi nga nje barre, qe duhet ta permbyllim heret apo vone. E di se nuk eshte nje veprim populist, por eshte nje veprim i duhur ligjor dhe vendim i drejte ne interesin e shtetit te Kosoves. Ne nuk mund te jetojme ne gjendje lufte, lufta ka perfunduar, e kemi fituar, tani duhet te ndertojme paqen, stabilitetin, bashkepunimin rajonal dhe pajtimin.

A do te kembengulni ju per nje ekip gjitheperfshires, apo do te hyni edhe te vetem ne bisedime?

Ne cdo here qe kemi vepruar bashkerisht, kemi fituar. Bashke kemi qene ne Rambuje, bashke kemi filluar negociatat edhe per statusin politik, bashke kur une kam qene ne opozite kemi qene ne Vjene per statusin politik, bashke e kemi shpallur pavaresine, bashke po ndertojme vendin, po e konsolidojme e forcojme, ndaj per interesa madhore nuk duhet te kete dallime pozite -opozite, por te gjithe duhet te jemi te bashkuar ne synimin kryesor, ne konsolidimin dhe forcimin e shtetit te Kosoves, sidomos tani, qe kemi fituar edhe njohjen e 92 shteteve nderkombetare dhe kur kemi nje mbeshtetje shume te fuqishme nderkombetare dhe kur kemi edhe hapjen e nje kapitulli te ri, ate te mbylljes se mbikeqyrjes se pavaresise dhe axhendes konkrete europiane.

Kur pritet te fillojne bisedimet mes Kosoves dhe Serbise?

Nuk eshte ndonje axhende urgjente, nuk ka ndonje axhende as komuniteti nderkombetar se kur kjo mund te ndodhe, por Prishtina ka ofruar pikat orientuese te planit per dialogun e brendshem mes Republikes se Kosoves dhe serbeve ne veri, ne menyre qe ata te integrohen ne institucionet dhe shoqerine kosovare. Ato jane pika te planit afirmativ qe do te nenkuptojne rend e ligj, demokraci, zgjedhje te lira, lidership legjitim te serbeve dhe natyrisht edhe integrimin e tyre ne institucionet qendrore dhe lokale, si dhe investime socialo-ekonomike.

Pra veriu do te jete pjese e ketyre bisedimeve?

Dialogu i brendshem mes Kosoves dhe serbeve ne veri do te jete dicka qe do te ndodhe ne te ardhmen e afert, por per rregullimin e brendshem gjithcka do te jete ne perputhshmeri me kushtetuten dhe ligjet e Kosoves, pra vendosin institucionet e Republikes se Kosoves, ndersa per sa i perket normalizimit te marredhenieve mes Kosoves dhe Serbise eshte ceshtje tjeter, ne nivel ndershteteror.

Pra nuk do te jete ne bisedimet me Serbine, ceshtja e veriut?

Serbia ne asnje rrethane nuk do te mund te jete e inkorporuar ne procesin e rregullimit te brendshem te Kosoves. Kosova eshte vend sovran, eshte vend i pavarur.

Muajin e ardhshem, pritet te perfundoje mbikeqyrja e pavaresise se Kosoves. Ndersa kjo shihet si nje vleresim per zhvillimet ne vendin tuaj, megjithate Kosova ndeshet me sfida te veshtira ne te ardhmen. Banoret e vendit tuaj jane te interesuar per zhvillimet politike, por po aq e rendesishme per ta eshte edhe ekonomia. Si parashikon qeveria juaj te zbuse papunesine ne Kosove, qe eshte ne nivele te larta.

Ne kemi pasur vitin e kaluar nje rritje ekonomike rreth 5%, dicka e tille planifikohet, qe te ndodhe edhe kete vit. Kemi kater vite e gjysme te shpalljes se pavaresise dhe tani po permbyllim mbikeqyrjen nderkombetare te saj me nje mbeshtetje unike nderkombetare te faktoreve mbeshtetes te Republikes se Kosoves dhe jam i sigurt se ne konsolidimin e shtetit do te ndikoje me teper edhe zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve te punes, rritja e mireqenies sociale dhe do te levizim perpara dhe Kosova mund te them se ka nje te ardhme te sigurt edhe politike, edhe integruese edhe drejt zhvillimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›