E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Kupa për të treguar vlerat e fanellës

Drejtori teknik i Tiranës, Alban Tafaj, i ka qendruar pranë skuadrës deri në seancën e fundit stërvitore. Ai ka besim se Tirana sot do të tregojë vlerat e vërteta.

“Momentalisht skuadra jonë është më lart se Dinamo, edhe pse është një ndeshje derbi dhe në takime të tilla vështirë të përcaktohet se kush do të jetë fituesi. Kemi më shumë kualitete se Dinamo dhe jemi të favorizuar për ta fituar ndeshjen dhe trofeun. Kam dëgjuar që flitet se Kupa do të jetë ngushëllimi i sezonit për Tiranën, por nuk mendoj se gjykohet kështu. Tirana duhet të tregojë supermacinë në një ndeshje si kjo e sotmja. Mendoj se do të jetë një përballje ku skuadra jonë duhet të vërë përpara egon që e karakterizon. Fakti që të gjithë lojtarët janë gati, na i rrit akoma më shumë shanset ne si drejtues që të besojmë se Tirana do t’i shtojë arkivës së saj një tjetër trofe të rëndësishëm, por njëkohësisht do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në Europë”, tha ndër të tjera drejtori teknik i Tiranës, Alban Tafaj.

 

Ja rruga e bardhebluve deri në finale

Turi i parë

Tirana – Skrapari 4-0

Skrapari – Tirana 0-1

Turi i dytë

Ada – Tirana 0-3

Tirana – Ada 2-2

Çerekfinale

Bylis – Tirana 2-1

Tirana – Bylis 5-1

Gjysmëfinale

Tirana – Besa 0-1

Besa – Tirana 1-1

“Niko Dovana”, tersi i 24 herë kampionëve

Stadiumi “Niko Dovana” nuk ka rezultuar me shumë fat për bardheblutë. Kujtojmë që në fund të sezonit 2008-2009, në finalen e Kupës që u zhvillua në qytetin bregdetar, bardheblutë u mundën në finale nga Flamurtari me rezultatin 1-2. Pas asaj ndeshje u shkarkua trajneri Agustin Kola. Gjithsesi atë sezon kryeqytetasit fituan titullin e 24-t.

 

Klubi, 5 autobusë për tifozët

Drejtuesit më të lartë të Tiranës, për të pasur mbështetjen maksimale të tifozëve në ndeshjen që do të zhvillohet sot në orën 19:00, kanë vënë në dispozicion pesë autobusë falas. Nisja do të bëhet në orën 16:00 nga stadiumi “Selman Stërmasi”. Pritet që drejt Durrësit të udhëtojnë edhe qindra sportdashës me makina private të organizuar me banderola apo daulle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›