Ikën Spaletti, pas humbjes me Juven
Pas humbjes me Juventusin, traineri i Romës Luciano Spaletti ka dhënë dorëheqjen nga drejtimni i klubit. Spaleti e ka bërë këtë pas një takimi me predsidenten e klubit Rossella Sensi. Mësohet se vendin e tij do ta zërë ish-traineri i Juventusit Claudio Ranieri. Kontrata e tij do të jetë për një sezon me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. 58-vjeçari Ranieri ka takuar presidenten e Romës për rreth 1 orë dhe mendohet që zyrtarizimi të bëhet në orët të vazhdim. Mediat italiane bëjnë të ditur se Spaletti është në bisedime me rusët e Zenit Shën Pertërburgut.