E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati planet urbanistike për 4 qytete

Brenda vitit 2010, katër qytete të rëndësishme të vendit: Korça, Gjirokastra, Berati dhe Lushnja do të kenë planet e tyre urbanistike. Ministria e Transporteve ka kontraktuar dy firma arkitekturore të huaja. Kontratat e nënshkruara kanë një vlerë prej 1 milion eurosh. Ministri Olldashi, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm, shigjetoi drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, për mungesën e një plani urbanistik për kryeqytetin.
Olldashi ”Ky është një hap i rëndësishëm. Shpresoj që edhe për kryeqytetin të kemi sa më shpejt këtë plan, pasi është duke fjetur në sirtarë.“
Në procesin e planifimit të zhvillimit urban, do të ketë vëmendje të veçantë në ruajtjen e kulturës dhe historisë së qyteteve përkatëse.
Këto katër bashki u bashkohen atyre të Durrësit, Vlorës, Shkodrës e Kamzës, të cilat e kanë miratuar planin e tyre urbanistik prej disa kohësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›