E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, 70 vjet nga rënia e Polonisë dhe fillimi i Luftës së II Botërore

Si sot 70 vjet më parë, më 1 shtator 1939 në orën 04-45 minuta, anijet luftarake gjermane sulmuan bazën Vesterplatte në afërsi të Gdanskut në Poloni duke nisur kështu, Luftën e Dytë Botërore, që shkaktoi vdekjen e rreth 60 milionë njerëzve në mbarë botën. Gati 6 milionë polakë, gjysma e tyre hebrenj, humbën jetën, shumë qytete në vend u kthyen në rrënoja. Shtatëmbëdhjetë ditë më vonë, Bashkimi Sovjetik pushtoi pjesën lindore të Polonisë, në bazë të një klauzole të fshehtë të një pakti gjermano-sovjetik të nënshkruar më 23 gusht të vitit 1939.
Sot, më shumë se 20 kryetarë qeverish ishin të pranishëm në ceremoninë që u mbajt në gadishullin Vesterplatte, aty ku ndodhi edhe sulmi i parë. Mes të ftuarve ishin Kancelarja Gjermane, Merkel, Kryeministri rus, Putin dhe ai francez, Fijon, italiani Berlusconi, Julia Timoshenko e Ukrainës, kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe Fredrik Reinfeldt i Suedisë.
Në fjalimin e mbajtur, Presidenti i vendit Lek Kazinski e cilësoi sulmin e 1 shtatorit një thikë pas shpine.
“Në këtë ditë Polonia mori një thikë pas shpine, dhe kjo erdhi nga Rusia bolshevike. Bëhej fjalë për paktin mes Ribentrop dhe Molotov.
Kryeministri Donald Tusk: "Polonia këmbëngul në atë që 1 shtatori i vitit 1939 të mbetet i skalitur në kujtesë si data e fillimit të kataklizmës më të madhe të shekullit XX, që lidhet me agresionin e Gjermanisë, më tej të Rusisë sovjetike, kundër Polonisë".
Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë në një intervistë për të përditshmen polake Viborcza, kryeministri Putin nuk kërkoi falje për marrëveshjen e fshehtë Hitler-Stalin, që çoi në sulmin e palajmëruar ndaj Polonisë. Madje, kryeministri sulmoi Francën dhe Britaninë e Madhe, të cilat gjithashtu kishin nënshkruar marrëveshje me nacionalsocialitët gjermanë nën Adolf Hitlerin, duke shkatërruar shpresat për një front unik kundër fashizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›