Gjendet i vrarë biznesmeni Habazaj
Në ditën kur do të festonte ditëlindjen e vajzës së tij 9-vjeçare, biznesmeni Genci Habazaj nga Vlora është vrarë dhe më pas është djegur në fushat djerrë të fshatit Povelçë, 18 kilometra larg qytetit të Fierit. 39-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia, ku jetonte dhe ushtronte aktivitetin e tij si bisnesmen ndërtimi.
Që prej së premtes në mbrëmje, ai humbi çdo kontakt me familjarët, të cilëve u kishte komunikuar se pasi të merrte vajzën e tij, që ndodhej te të afërmit në Elbasan do të nisej sërish drejt Italisë.
“Doli nga shtëpia pas një telefonate rreth orës 20 të së premtes. Që prej atij momenti nuk ka kontaktuar me asnjë prej familjarëve.”
Telefonata misterioze që ai pati para se të dilte nga shtëpia duket të jetë dhe kurthi që autorët i kishin ngritur 39-vjeçarit. Pas asaj, askush nuk ka dëgjuar më për të. Familjarët kanë tentuar të komunikojnë disa herë, por telefoni ka qenë i fikur.
Kufoma e 39-vjeçarit u gjet nga disa barinj të zonës, të cilët që prej dy ditësh kishin ndjerë një erë të keqe gjatë kullotjes së bagëtive. Kjo i ka çuar ekspertët të dyshojnë se Habazaj u ekzekutua jo më vonë se 24 orë pas rrëmbimit.
Policia e Vlorës “Rreth orës 19 00 të mbrëmjes së djeshme, është marrë njoftimi për gjetjen e një kufome në fshatin Darëzezë të Fierit. Nga kqyrja e saj dhe vendit të ngjarjes u vërtetua se trupi i përket shtetasit Genc Habazaj.”
Ekspertiza në qendrën e mjekësisë ligjore në Tiranë vërtetoi se Habazaj kishte dëmtime të rënda në fytyrë dhe në trup. Ai u identifikua nga familjarët në sajë të flokëve dhe varëses që mbante në qafë. Hetimet e policisë janë përqendruar tashmë në ndoshta konflikte të hershme të biznesmentit, ose çështje të tjera që nuk kanë lidhje me aktivitetin e tij privat.