E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodra pushtohet nga motocikletat Vespa

140 motoçikleta Vespa kanë zbarkuar në qytetin  e Shkodrës. Kosova, Shqipëria dhe Italia janë pjesëmarrëse në këtë aktivitet me nje pasion të përbashkët,  motoçikletën. 
Një pritje e ngrohtë u rezervua për  të gjithë motoristët  në Konsullatën Italiane në Shkodër. 
Luan Berisha, president i Vespa Club Kosovë shprehet se ky aktivitet është një mundësi e mirë për të takuar shqiptarët kudo që ndodhen.  
Zv/konsullin Italian në Shkodër tregon se qëllimi i këtij organizimi është bashkimi  dhe nxitja e bashkëpunimit mes italianeve, shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.
“Dua vetëm të falenderoj të gjithë që janë prezent sot këtu. Ky është një konfirmim i miqësisë mes popullit Italian me shqiptarët dhe kosovarët. Per ne eshte nje gezim i madh fakti qe jemi te bashkuar sot ketu”, u shpreh ai. 
Qyteti i Shkodrës numëron rreth 100 motora Vespa, pasioni për këtë motor po sfidon dalëngadalë edhe biçikleten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›