Skela nuk arrin te perserise suksesin e sezonit te kaluar
Ervin Skela nuk mundi dot te kontribuoje, si nje vit me pare, per Enerxi Kotbusin, qe te mbijetoje, ne Bundeslige. Kotbus eshte shume prane renies ne nje kategori me poshte, pas humbjes se dyte radhazi qe pesoi ne fundjave, me Shtutgartin. Kotbus, ashtu si edhe Karlsruhe, mbyllin aktualisht Bundesligen dhe jane kandidate kryesore, per te zbritur ne nje kategori me poshte. Edhe ndeshjet e ardhshme japin pak shprese per ekipet ku luajne Skela dhe Kapllani. Ky i fundit ka kohe qe nuk aktivizohet dhe sido qe te jete ecuria e Karlsruhes do te largohet, ne perfundim te kampionatit.