E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barçelona hidhet në kërkim të Ager

Edhe Barcelona është hedhur në kërkim të mbrojtësit danez të Liverpulit, Daniel Ager. Sikurse ka bërë të ditur e përditshmja angleze "Daily Mail", ky lajm ka ardhur nga një burim i mirinformuar në brendësi të klubit blaugran. Trajneri Pep Guardiola po i vëzhgon prej kohësh paraqitjet e mbrojtësit të qendrës. Tani ai shikohet si një element ideal për të kompletuar repartin difensiv të katalanasve. Lojtari ka një kontratë me Liverpulin deri në 2010, por përmes klauzolës së lidhur me artikullin 17, mund të largohet nga ky klub për shumën e rreth 7-8 milionë eurove. Për Ager, Barcelona do të duhet të fitojë konkurrencë të fortë me Milanin, që e kërkon prej kohësh mbrojtësin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›