Robinjo, dështim te Siti, tani e do Çelsi
Robinjo mund të konsiderohet si një dështim te skuadra e Sitit, (për 2009 nuk ka shënuar ende, ndërsa në pjesën e parë të sezonit kishte realizuar 12 gola). Për momentin vihet re se forma e tij fizike nuk është e mirë (është zëvendësuar në 7 nga 12 takimet e fundit dhe të dielën e fundit ndaj Fulhemit ishte në pankinë. Po ashtu është e lehtë të evidentosh mungesën e theksuar të dëshirës për t‘u stërvitur, aq sa të krijon idenë se dëshiron të jetë diku tjetër. E ardhmja e tij në klubin e bosëve arabë duket e dyshimtë. Tashmë, sipas "Daily Mail", rishfaqet sërish në skenë emri i Çelsit. Edhe marrëdhëniet e tij me shokët e skuadrës nuk duket se janë në një nivel të kënaqshëm, ndaj largimi është afër.