E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona hidhet në sulm për Ozilin

Gazeta katalanase “El Mundo Deportivo” njofton se javën e ardhshme drejtuesit “blaungrana” do të takohen me drejtuesit e Verder Bremenit.

Verderi kërkon 20 milionë euro për 22-vjeçarin i cili ka dhe një vit kontratë më gjermanët. Për Barcelonën problem më i madh së ky do të jetë konkurrenca me Realin e Madridit, Mancester United dhe londinezet e çelsit. Kjo konkurrencë mund ta kthejë në ankand shitjen e talentit që shkëlqeu në Kupën e Botës, duke ia rritur vlerën transferimit të tij.

Gjithçka do të vendoset para 17 gushtit, kur Verder Bremeni luan ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve përballë Sampdorias, pasi nëse luan në këtë ndeshje humbet të drejtën për të luajtur me një tjetër ekip në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›