E Diel, 1 Nëntor 2026

Dramë në botërorin e saunës, vdes kampioni

Ngjarja

Kampionati botëror i saunës është mbyllur me tragjedi. Gjatë finales së aktivitetit në Heinola të Finlandës, ku morën pjesë 135 konkurrues nga 15 vende të ndryshme, kampioni 60-vjeçar nga Rusia, Vladimir Ladizhenski, humbi jetën. Ndërkohë, finalisti tjetër, finlandezi Timo Kaukonen u shtrua në spital me djegie të rënda në trup. Aktiviteti u ndërpre, ndërsa policia vendase ka hapur hetime për ngjarjen. Konkurrimi parashikon që fituesi i kampionatit të saunës është ai që del i fundit nga dhoma, ku temperatura minimale është 110 gradë Celsius.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›