Maikon përfundimisht qëndron tek Interi
është folur shume se Interi e nxorri Maikonin nga merkatoja pas kërkesës publike të Benitezit për ta pasur në skuadër, por agjenti i FIFA-s Bronzeti mendon ndryshe.
Duke theksuar se bisedimet mes dy klubeve kurrë nuk janë zhvilluar ashtu siç është dashur ai shtoi se “Unë flas me Florentino Perezin çdo ditë dhe jam në dijeni që kërkesat e Interit janë larg vlerësimeve të Real Madridit, marrë parasysh moshën e lojtarit. Asgjë nuk ka ndodhur pas kësaj”.
Edhe pse Jorge Valdano është takuar me agjentin e Maikonit një javë më parë, “Florentinho Perez e ka harruar idenë e transferimit të lojtarit shumë kohë më parë”.
Gjatë një prononcimi për Sky Sport Italia Bronzeti sqaroi se “nxjerrja e Maikonit nga merkatoja nuk është vërtet ndonjë lëvizje taktike nga Interi, ngase asnjë klub nuk do ta transferonte për atë çmim. Vendosja e një çmimi të tillë ishte një lëvizje e mirë, sepse Interi kurrë nuk dëshiroi ta shese atë. Unë mund t’iu them se spekulimet për kalimin e Maikonit tek Reali i Madridit përfundimisht kanë mbaruar. Klubi po shikon lojtarë që nuk luajnë në Serie A”.