E Diel, 1 Nëntor 2026

Zaneti dhe Milito zgjasin kontratat me Interin

Argjentinasi Diego Milito kishte marrëveshje me zikaltrit deri në vitin 2013, ndërsa me kotratën e re ai vendosi të qëndrojë me deri në vitin 2014. Milito iu bashkua Interit verën e kaluar për shumën e 20 milionë eurove me opsionin që pot ë shënonte mbi 20 gola Interi do t’i jepte Genoas edhe dy milionë të tjera. Milito shënoi 30 gola duke rezultuar vendimtar me golat e tij në finale të Ligës Kampioneve, në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe në finale të Kupës së Italisë.

“Gjithmonë do të falënderoj klubin e madh të Interit që më ka zgjedhur dhe presidentin Massimo Moratti që më ka dhënë vetëbesim,” tha Milito pas nënshkrimit të zgjatjes së kontratës.

Ndërkohë, edhe kapiteni legjendar i Interit Javier Zaneti ka vendosur të zgjase kontratën deri në vitin 2013. Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të kampionëve të Evropës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›