E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krauç, 800 sterlina për një prostitutë

Angli

Pas skandalit në Francë, ku të përfshirë ishin Riberi dhe Benzema, tashmë ishte radha e një lojtari të përfaqësueses angleze që të përfundonte në faqet e para të gazetave, për “aventurën” me një prostitutë 19-vjeçare. Bëhet fjalë për sulmuesin e Totenhemit, Piter Krauç. Ngjarja është treguar nga “shoqëruesja”, Monika Mint, e cila konfirmoi se Krauç e pagoi 800 sterlina (afro 960 euro) për një natë të zjarrtë në hotelin e tij në Madrid, ku ndodhet me pushime. Krauç është i fejuar me Ebi Klansin, një prej modeleve më të famshme angleze.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›