E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roben, “Lojtari i Vitit"në Gjermani

Mesfushori

Arjen Roben është shpallur “Lojtari i Vitit” në Gjermani. Vlerësimi për mesfushorin holandez të krahut te Bajerni i Mynihut është dhënë nga revista “Kicker”. Në sondazhin, në të cilin kanë marrë pjesë 925 gazetarë, 26-vjeçari ka marrë 445 vota, në gjuhën e shifrave afro 50 për qind të preferencave. Pas tij janë renditur tre lojtarë të tjerë të skuadrës bavareze: Bastian Shvajnshtajger (180 vota), Tomas Myler (118) dhe Filip Lahm (35). Triumfi i Bajernit është plotësuar nga vlerësimi për Luis van Gal, i cili u përzgjidh si trajneri më i mirë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›