Shorti ja ciftet ne turin e dyte te Liges se Europes
Nuk është Champions, por nëse hedh sytë që në çiftet e parë të duket se je aty brenda. Përballje historike dhe spektakolare u prodhuan në shortin e Ligës së Europës hedhur, po në Nion të Zvicrës, ndonëse për një kohë të gjatë goglat u treguan kokëforta dhe nuk donin që nuk donin të hapeshin.
Pasi doli emri i Portos, kundërshtari i portugezëve u tregua kokëfortë duke qendruar brenda “lëvozhgës”, por pasi atë e hapi dora e mjeshtrit Xhani Infantino, u pa që përballë do të ishte Siti. Pra, Porto-Siti, një përballje e madhe.
Historia foli edhe më fort për çiftin tjetër që ishte Ajaks-Mançester Junajtid, me sharm spektakli dhe aristokracie.
Veçse, pati edhe shumë përballje të tjera të forta dhe që priten me shumë kërshëri. Lacio, skuadra ku luan Lorik Cana, do të jetë kundër Atletikos së Madridit, një short që u prit me shumë tension dhe përqëndrim nga Igli Tare, shqiptari tjetër i lacialëve, në pozicionin e drejtuesit.
Më tej kemi edhe Stouk Siti-Valencia, një derbi Alkmar-Anderleht, ndërsa skuadra gjermane, Hanover, aty ku luan Altin Lala, do të ndeshet me belgët e Bryzhit.
Ndeshjet do të luhen në datat 16 dhe 23 shkurt 2012, ndërsa gjatë shortit u përcaktuan edhe çiftet e një të tetave të finaleve, që do të luajnë në 8 e 15 mars.