Kategoria Superiore/ Kastrioti perkohesisht i treti

Kastrioti respekton parashikimet dhe fiton ndeshjen me Kamzën që hapi javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Krutanët triumfuan me shifrat 3-2 në fushën e tyre, por edhe pse të paktën në letër fitorja mund të dukej e lehtë, fusha e lojës tregoi të kundërtën.
Skuadra e Ndreut ka vuajtur për të marrë tri pikët, pavarësisht dominimit të dukshëm të lojës, që prej minutave të para. Vendasit zhbllokojnë rezultatin me sulmuesin Brus Inkango në mesin e pjesës së parë, e pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nuk arrijnë të thellojnë avantazhin.
Të paktën jo deri në minutën e 54-rt, kur Inkango dyfishon rezultatin dhe me dopietën e kësaj ndeshjeje ngjitet në kuotën e 9 golave, në kuotë të barabartë me Roland Dervishin dhe Xhevahir Sukajn që kryesojnë klasifikimin për golashënues.
Goli i tretë i Kastriotit shënohet nga Xhihani në të 79-ën. Me rrjetën e ish-sulmuesit të Zorias, i cili më në fund zhbllokohet në kampionat pas dygolëshit në Kupën e Shqipërisë, krutanët mbyllën virtualisht takimin.