Kaka rrezikoi seriozisht karrierën
“Karriera e Kakasë ka qenë seriozisht në rrezik”. Këto ishin fjalët e para që profesori Martens ka thënë për mediat, pas ndërhyrjes kirurgjikale në meniskun e yllit brazilian. Një deklaratë e fortë, e cila konfirmon edhe një herë momentin e vështirë që fantazisti po përjeton te Reali i Madridit. Mjeku nuk është treguar aspak i butë me Kakanë, duke theksuar se aktivizimi i lojtarit me Brazilin, në sfidën e Botërorit 2010 kundër Bregut të Fildishtë, ishte një marrëzi: “Dëmtimi lidhej me Kupën e Botës, me ndeshjen përballë Bregut të Fildishtë. E kuptoj që evenimenti në Afrikën e Jugut ishte shumë i rëndësishëm dhe se presioni ishte i madh, por Kaka u nxitua. Edhe ai vetë pranoi se në atë takim kishte shumë dhimbje në gju. Rrezikoi që t’i jepte fund karrierës, por falë Zotit u operua dhe gjithçka shkoi më së miri”. Pas operacionit të Kakasë, Reali ka rishfaqur interes për talentin e Verder Bremenit dhe të përfaqësueses gjermane, Mesut ëzil. Transferimi i lojtarit pritet të realizohet në ditët e ardhshme.
#