E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona ia mësyn David Luizit

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 22:17

Barcelona ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Chelseas, David Luiz. Braziliani iu bashkua ekipit londinez për 21,3 milionë funte (rreth 25 milionë euro) nga Benfica në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse pati një ndeshje ‘horror’ ndaj Manchester United në fund të sezonit, 24 vjeçari ka impresionuar në ‘Stamford Bridge’, ku shënoi dy gola për ‘Blues’ në 12 ndeshje, një më shumë se sulmuesi Fernando Torres, i cili i kushtoi Chelseas 55 milionë euro.

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Luiz nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Londra. Pep Guardiola po mendon qysh tash për zëvendësuesin e veteranit Carles Puyol, i cili po ka probleme me lëndime.

Trajneri spanjoll i ka thënë drejtorit sportiv të Barçës, Andoni Zubizarreta, që të lëvizë në këtë çështje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›