E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehmedi dërgon Zvicrën në finale

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 23:36

Përfaqësuesja U21 e Zvicrës është kualifikuar në finale të Kampionatit evropian U21, i cili po mbahet në Danimarkë.

Më meritori për këtë ishte sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, i cili shënoi golin e fitorës në në minutën e 114, në takimin gjysmëfinal kundër Republikës çeke 1:0.

90 minuta në këtë takim ka luajtur edhe Xherdan Shaqiri, i cili pati një paraqitje të shkëlqyeshme. Ndërsa në minutën e 71’të, në fushë është inkuadruar edhe Amir Abrashi.

Në këtë përballje, Granit Xhaka, ka munguar pasi ka qenë i suspenduar shakaku i kartonëve të verdhë derisa Pajtim Kasami ishte në bankën rezervë.

Padyshim se futbollistët shqiptar janë më meritorët që helvetikët gjenden në finale, ku i pret Spanja e cila në gjysmëfinale mundi Bjellorusisnë me rezultat 3:1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›