E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cisse përshëndet Panathinaikosin

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 21:15

Djibril Cisse nuk është më lojtar i Panathinaikosit. Sulmuesi francez është përshëndetur me klubin grek, ku shënoi 47 gola në 61 paraqitje në dy sezonet e fundit.

“Kam raport të mirë me Panathinaikosin dhe me tifozët e tij. Nëse vendos të largohem, ky klub do më mbetet gjithmonë në zemër. Së bashku me Liverpoolin, kjo ishte eksperienca më e rëndësishme e karrierës sime”, ka thënë Cisse në një intervistë për magazinën ‘Mens Health’.

Flitet se përfaqësuesi francez do t’i bashkohet shumë shpejt Lazios, e cila e sheh atë si lojtarin ideal që do të luante në sulm përkrah Kloses e Zarates.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›