E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, akuzë për Neymarin e Pelen

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 23:10

Diego Armando Maradona, legjendë e futbollit argjentinas, por edhe atij botëror, e ka akuzuar talentin brazilian Neymar, të cilin e konsideron të paedukatë, njëjtë si legjendën braziliane Pele.

Ish kampioni i botës e ka mbrojtur bashkëkombësin e tij, Lionel Messi nga kritikat.

Maradona e akuzoi talentin e Santosit pas komenteve të këtij të fundit rreth yllit të Barcelonës. Neymar kishte thënë se mund të bëhet më i mirë se Messi duke luajtur në Santos, duke shtuar se nuk ka nevojë të largohet nga Brazili për të qenë më i miri, edhe pse kërkohet nga Real Madridi.

Dhe, Maradona nuk ka përtuar të ‘sulmojë’ edhe njëherë në stilin e tij.

“Neymar është i pasjellshëm, njëjtë si Pele. Messi është lojtar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm. Unë dyshoj se dikush do të jetë më i mirë se ai”, theksoi trajneri i AL Wasl për TVE.

Maradona, i cili e kaloi pjesën më të mirë të karrierës në Napoli, njihet për fjalosjet indirekte të tij me Pelen.

Këta të dy konsiderohen lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›