Yao Ming konfirmon pensionimin

Yao Ming ka konfirkurën se ka vendosur të pensionohet nga basketbolli.
Ylli kinez, Yao Ming, e mori këtë vendim për shkak të lëndimeve që nuk e lanë rehat në vitet e fundit.
Basketbollisti më i gjatë i NBA-së në vitet e fundit, e ka treguar vendimin e tij në një konferencë për shtyp të mbajtur në Shanghai.
“Nëse jam i famshëm dhe i dashur, tërë këtë e kam arritur falë basketbollit. Më ka sjellë lumturi. Të gjitha i kam arritur falë basketbollit”, deklaroi Ming.
“Sot kam vendosur ta lë basketbollin, një portë po mbyllet, ndërsa një tjetër hapet. Nuk do të largohem përfundimisht nga basketbolli, ngase do të vazhdoj të punoj për basketbollin kinez”, përfundoi Yao Ming, i cili vendosi të pensionohet për shkak të lëndimeve që nuk e lanë rehat në vitet e fundit.
Gjatë tetë sezonesh të zhvilluara në Houston, Ming pati një mesatare prej 19 pikësh dhe 9,2 kërcimesh për ndeshje.
Qendra kineze mungoi gjatë tërë sezonit 2009/10, ndërsa sezonin që shkoi zhvilloi vetëm shtatë ndeshje. Yao Ming është sportisti më i popullarizuar në Kinë.