E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana do luaje neser ne Sllovaki ndaj Spartakut ne Ligen e Europes

Detyra nuk pritet të jetë e lehtë, por trajneri spanjoll i bardhebluve dëshiron të mendojë vetëm në mënyrë pozitive.

Hulian Rubio Sançez nuk mund të premtojë kualifikimin, por as nuk mund të mos pretendojë për të, ndërsa skuadra e tij do të luajë nesër në mbrëmje në Sllovaki, ndaj Spartakut të Trnavës për ndeshjen e dytë të turit të dytë të Ligës së Europës.

Ish-drejtuesi i Seviljes pranon se nuk ka shkopin magjik dhe se nuk ka mundur të ndryshojë ndonjë gjë të madhe tek Tirana, por beson tek karakteri i lojtarëve të tij.

Pas një barazimi 0-0 në Tiranë, ashtu si sezonin e kaluar ndaj rivalit hungarez, bardheblutë do të provojnë shanset e tyre. Ndoshta, ashtu si vjet, do t’i dalë për mbarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›