Bekham Mendojme per sfiden ndaj Kolumbus pastaj per Premier Ligen
Los Anxhelos Galaksi u mund në miqësoren e luksit ndaj Realit të Madridit, ndërsa këtë fundjavë do të zhvillojë një tjetër ndeshje prestigjoze kundër Mançester Sitit.
Lojtari kryesor I skuadrës kaliforniane, Dejvid Bekham, deklaroi se shokët e tij mendojnë për sfidën e kampionatit ndaj Kolumbus, pastaj për përballjen me ekipin e Premier Ligës.
Bekham foli gjithashtu edhe për humbjen 4-1 ndaj Realit të Madridit. “Unë mendoj se është e bukur për çdo futbollist të luaj ndaj kundërshtarëve të klasit botëror, sepse kjo të jep mundësinë e përmirësosimit dhe ke shanse të mësosh, - u shpreh mesfushori anglez. -
Pavarësisht nga vështirësia e ndeshjes, nxjerr leksione kur sheh futbollistë të tillë. Këtë bëja edhe unë kur isha fëmijë dhe këtë duhet të bëjnë futbollistët e rinj te Los Anxhelosit.
Të mësojnë nga Kaka dhe Kristiano Ronaldo,” Ndërsa i pyetur për miqësoren ndaj Siti, Bekham shtoi: “Po e presim me padurim, është një nga ato ndeshjet që tifozët do ta shijomë, jam I bindur për këtë. Por ne duhet të përqëndrohemi te ndeshja me Kolumbis në Kampionat.” Los Anxhelos Galaksi- Mançester Siti do të luhet në “Depot Senter”, të dielën më 24 korrik.