E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie qeveria në Belgjikë, zgjedhje në fillim të qershorit


Dështon koalicioni qeverisës në Belgjikë. Mbreti Albert II ka pranuar së fundmi edhe dorëheqjen e kryeministrit Yv Laterme. Megjithatë qeveria do të vazhdojë të udhëheqë përkohësisht, bëhet me dije nga pallati mbretëror. Në fillim të qershorit do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Shkak i përçarjes së koalicionit është mosmarrëveshja për gjuhën mes valonëve frankofonë dhe flamandëve holandishtfolës. Mbreti Albert II e kishte refuzuar më parë dorëheqjen e kryeministrit me argumentin se kriza në vend mund të dëmtojë rëndë rolin e Belgjikës në BE. Vendi më 1 korrik merr presidencën e radhës në BE. Qeveria belge u përfshi nga kriza javën e kaluar. Pas daljes së liberalëve flamandë nga koalicioni qeveritar, kryeministri i Belgjikës vendosi që të japë dorëheqjen nga ky post duke njoftuar menjëherë për këtë inisiativë edhe mbretin Albert II. Shkaku i grindjeve në koalicionin qeveritar pak ditë me parë, ishte ndryshimi i një rrethi zgjedhor në rrethinën e Brukselit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›