E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstruesit paralizojnë komunikacionin hekurudhor në Bangkok


Në kryeqytetin tajlandez ithtarët e opozitës kanë paralizuar sistemin e transportit me tramvaj. Ata kanë hyrë me dhunë në një stacion treni në qendër të Bangkokut dhe kanë bllokuar platformat e stacionit hekurudhor. Mijëra demonstrues kanë rrethuar për disa javë disa zona në qendër të qytetit. Kundërshtarët e qeverisë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Abhisit Vejjajiva dhe zgjedhje të reja parlamentare. Për shkak të trazirave në Tajlandë, Ministria e Jashtme në Berlin ka paralajmëruar udhëtarët e saj për në vendin aziatikojuglindor që të kenë kujdes. Megjithatë raportohet se aeroporti ndërkombëtar në këtë vend, aktualisht nuk është i cënuar. Situata e tensionuar në Tailandë vijon prej javësh, ndërsa vetëm një ditë më parë, dhjetëra njerëz mbetën të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një bombe të hedhur në banesësn e ish-kryeministrit tajlandez në Bankok. "Këmishat e kuqe" janë kryesisht mbështetës nga zonat rurale të ish kryeministrit në mërgim, Taksin Shinautra, dhe aktivistë pro demokracisë që ishin kundër grushtit ushtarak të shtetit në vitin 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›