Perdorimi i kontraceptiveve, 3 % me shume se '02
TIRANE- Përdorimi i metodave të planifikimit familjar ka njohur rritje vitet e fundit, megjithatë, ende mbetet në nivele të ulëta. Të dhënat nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor tregojnë se përdorimi i metodave kontraceptive bashkëkohore në Shqipëri është rritur nga 8 % në 2002, në 11 % në vitin 2009.
Me qëllim rritjen e nivelit të përdorimit të metodave bashkohore kontraceptive, programi i USAID në Shqipëri lancoi sot fushatën e dytë në mjetet e informimit publik. Kjo fushatë njëmujore, e cila nis sot në televizione, radio etj, do të përqëndrohet në rritjen e përdorimit të metodave kontraceptive bashkëkohore për parandalimin e shtatzanive të paplanifikuara.
Gjatë ceremonisë së lançimit të fushatës, drejtori i Misionit të USAID në Shqipëri, Joe Williams, theksoi se "ofrimi i mundësive për çiftet që të përcaktojnë nëse do të kenë fëmijë, kur dhe sa të kenë, është jetësore për një mëmësi të sigurt dhe shëndetin e familjes në përgjithësi". Sipas tij, "ky është një nga objektivat kryesorë të USAID në të gjithë botën".
Niveli i ulët i përdorimit të metodave të planifikimit familjar, i shoqëruar dhe me numrin e ulët të lindjeve në Shqipëri, tregojnë se aborti mund të jetë alternative kryesore në rastet kur ndodh një shtatzani e paplanifikuar, që mund të ketë pasoja afatgjata dhe negative për shëndetin e gruas.
Të dhënat tregojnë se metodat tradicionale kontraceptive përdoren shumë më tepër se ato bashkohore; 59 % e grave të martuara përdorin metoda tradicionale kontraceptive dhe vetëm 11 % e tyre përdorin ato bashkëkohore.
Programi i planifikimit familjar të shëndetit të nënës dhe fëmijës ofron informacion për të rinjtë dhe të rejat e moshës 18-35 vjeç mbi përdorimin e metodave kontraceptive bashkëkohore dhe sqaron keqkuptimet rreth efekteve të tyre anësore të mundshme. Programi punon me studentët, farmacistët, gazetarët dhe mjekët, në mënyrë që të informojë dhe inkurajojë publikun me informaionet më të fundit mbi përfitimet e përdorimit të metodave kontraceptive bashkëkohore.
Mesazhi kryesor i programit është që kontraceptivët bashkohorë janë të sigurtë për shëndetin, të efektshëm të thjeshtë për t'u përdorur dhe të besueshëm. Slogani kryesor i programit, njëherësh fushatës, është "Përdor kontraceptivët bashkëkohorë, për një jetë të lumtur".
Sipas specialistëve të shëndetësisë, planifikimi familjar vullnetar duke përdorur metoda të sigurta dhe efektive kontraceptive ofron përfitime të mëdha në aspektin shëndetësor ekonomik dhe social për familjet dhe komunitetin.
Ndërkohë, USAID mbështet Ministrinë e Shëndetësisë në përpjekjet e saj për të rritur përdorimin e metodave kontraceptive bashkëkohore në Shqipëri.
(atsh/BalkanWeb)