PS, Dade: Berisha të dëgjojë partnerët, të hapë kutitë
TIRANE-Në një deklaratë për shtyp sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare ne PS, Arta Dade ka vlerësuar letrën që Kryetari i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kongresmeni Delahunt, i ka dërguar Berishës lidhur me zgjidhjen e krizës politike që ka mbërthyer Shqipërinë prej tetë muajsh. Sipas Dades një nga kërkesat e Kongresmenit ka qënë hapja e kutive të 28 Qershorit me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.
“Bindja e tij se kriza do të zgjidhet duke bërë transparencën e plotë të procesit elektoral përfshirë hapjen e kutive nga komisioni hetimor parlamentar është në përputhje me atë që opozita e ka kthyer në kauzën e saj dhe që është mbështetur nga faktorë të rëndësishëm të institucioneve euro-atlantike ku Shqipëria është anëtare apo aspiron për t’u anëtarësuar”, lexoi deputetja ne deklaratën për shtyp.
Dade i ka bërë thirrje Berishës të marrë parasysh kërkesat dhe këshillat ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën pasi kjo gjë është në të mirë të Shqipërisë, të konsolidimit të marrëdhënieve me SHBA- në dhe pozicionit politik të Shqipërisë në NATO dhe BE.
“Transparenca zgjedhore është e domosdoshme edhe për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit zgjedhor, i cili nuk mund të bëhet pa bërë vlerësimin e saktë të asaj që ka ndodhur në zgjedhjet e fundit parlamentare”, theksoi Dade.
Gazeta Shqiptare publikoi sot se Kryetari i Nënkomitetit për Europën i Komitetit të Politikës së Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Bill Delahunt, përmes një letre drejtuar kryeministrit Sali Berisha i shpreh atij shqetësimin për krizën politike që po kalon Shqipëria që pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe bën thirrje për zgjidhjen e kesaj krize.
Në letrën, e cila është botuar sot në “Gazeta Shqiptare” , Bill Delahunt nxit kryeministrin Berisha në transparencë e zgjedhjeve nëpërmjet hapjes së kutive, në kuadrin e hetimit parlamentar të propozuar. Në letrën dërguar kryeministrit Berisha Delahunt nenvizon se ky veprim do të mundësonte një vlerësim të qartë në funksion të përmirësimit të sistemit elektoral në të ardhmen.
Po, një ditë më parë Byroja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi një deklaratë të përbashkët mbi situatën politike në Shqipëri ku nënvizon shqetësimin e saj për vazhdimin e krizës si dhe kerkoi rikthimin e dialogut ne parlament.
(d.b/BalkanWeb)