Barcelona kërkon Frei
Barcelonë - Pas vështirësive të hasura për rinovimin kontratës së portierit blaugran, Viktor Valdes, Barça ka nisur të shohë përreth për zëvendësues. Drejtuesve të Barcelonës në fakt nuk i kanë pëlqyer aspak kërkesat e portierit për një rrogë rreth 5 milionë euro më sezon dhe ka kërkuar menjëherë informacion për portierin e Fiorentinës, francezin Sebastian Frej.
Fiorentina nuk ka ndërmend ta shesë por varet edhe nga këmbëngulja e Barcelonës, gjë që mund ta detyrojë lojtarin t’i kërkojë vjollcave largimin nga ekipi italian. Vlera e portierit francez varion nga 15-20 milionë euro.