Barcelona konfirmohet si skuadra me e fort ne bote

Edhe pse është titull botëror, trofeu i pestë për vitin 2011 i Barcelonës së jashtëzakonshme ka ardhur në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. “Blaugranat” mposhtën brazilianët e Santosit me shifrat 4-0, ndërsa ndeshja ishte mbyllur praktikisht që në pjesën e parë, me skuadrën e Pep Guardiolës që udhëhiqte me rezultatin 3-0.
Akademisë yjore të Barcelonës, me një lojë me pasime, kombinime dhe krijimi të hapësirave, I mjaftuan vetëm 15 minuta për të çarë mbrojtjen braziliane. Siç ndodh shpesh te katalanët, ishin kombinimet e Ksavit dhe Mesit që zhbllokuan ndeshjen. Lëvizjet e paparashikueshme të Mesit, kontrolli magjik i topit nga Ksavi, për të liruar yllin argjentinas, që tregon pse është lojtari më I mirë në botë.
Po kaq i shkëlqyer ishte edhe aksioni i golit të dytë, kur pas një kontrolli të gjatë të topit, Barça gjen rrjetën me Ksavin, ndërsa Santosi dorëzohet dhe duket se nuk ka shanse për t’u kundërpërgjigjur. Prej këtij momenti Guardiola feston trofeun numër 13 të ciklit të papërsëritshëm “blaugrana”, ndërsa në fundin e pjesës së parë është Fabregas që realizon golin e tretë, duke dërguar në rrjetë topin pas një aksioni ku më parë tentuan Dani Alvesh dhe Tiago Alkantara.
Në Jokohama nuk ndriçoi ylli i Santosit, Nejmar. Talenti brazilian mori një leksion të mirë se futbolli i luajtur mirë në nivel individual, nuk mund t’i bëjë ballë forcës kolektive që paraqet Barcelona. Ndërkohë, deri në fundin e takimit, spanjollët realizuan “pokerin”, me golin e katërt të shënuar nga i zakonshmi Lionel Mesi, ku meritë ka Dani Alvesh, ndërsa mbrojtësi brazilian dhe Fabregas ishin të pafatë pasi goditën dy herë shtyllën.
Barcelona konfirmohet si skuadra më e fort në botë, ndoshta më e mirë në të gjithë historinë e futbollit.