Nje shprese per Mancester Junajtid per ne Champions

FIFA ka kërcënuar se do të pezullojë Federatën Zvicerane të futbollit nga aktivitetet ndërkombëtare, nëse ky institucion nuk do të jetë në gjendje që brenda 13 janarit të bëjë efektiv vendimin për të ndaluar klubin e Sionit që të veprojë në merkato. Gjithashtu, kërkohet që të anulohen ose të dekretohen humbjet në tavolinë për të gjitha ndeshjet ku ky ekip ka hedhur në fushë gjashtë lojtarët e federuar në verë, të blerë kundër rregullave të përcaktuara nga federata ndërkombëtare.
Në fillim të muajit shtator, Sioni ishte përjashtuar nga Europa League, pasi në ndeshjen kualifikuese me Sëlltik kishte aktivizuar pikërisht këta gjashtë futbollistë. Edhe pse fitoi në Gjykatën Civile në kantonin e Vaudit, klubi helvet mbeti përfundimisht jashtë kupave të Europës pas venditmit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Federata zvicerane ka shprehur keqardhjen për kërcënimin e FIFA-s, megjithatë drejtuesit e futbollit në këtë vend janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me qeverinë e futbollit botëror për të gjetur një zgjidhje. Kjo edhe për faktin se në 14 janar do të nisë automatikisht pezullimi, që do ti ndalonte kundërshtarëve të Shqipërisë në Grupin E kualifikues të Botërorit 2014 të luajnë, ndërsa edhe Bazeli rrezikon përjashtimin nga Champions League.
Nga e gjithë kjo situatë shpreson të përfitojë Mançester Junajtid, që në këtë rast do të kthehej në aktivitetin më prestiogjoz për klube. Kjo do të shkaktonte edhe pikëpyetje në Europa League, ku më pas do të duhet të vendoset nëse Ajaksi do të kualifikohet direkt, apo në garë do të futet skuadra me koeficientin më të mirë nga të eliminuarat.