Juventusi dhe Interi fitojnw ndeshjet e javes se 16-te te Serise A

Dy ndër skuadrat më hijerënda të Serisë A i fituan ndeshjet e javës së 16-të. Juventusi i Antonio Kontes u kthye në krye të kampionatit pasi fitoi në fushën e tij ndaj Novarës, me rezultatin 2-0, ndonëse prova e portierit të kombëtares shqiptare, Samir Ujkani ishte shumë pozitive.
Pepe shënoi që në minutën e katërt, një gol të thjeshtë pas një topi të marrë nga De Çelje, duke bërë që të zotët e shtëpisë ta vazhdonin ndeshjen me më shumë qetësi dhe optimizëm.
Më tej, Juventusi vazhdoi të ushtronte presion, por pa arritur për shumë kohë që të shënonte golin e dytë dhe të siguronte fitoren. Kjo, së pari falë paraqitjes së Ujkanit, i cili nuk arriti të ndalonte Fabio Kualjarelën që të realizonte për 2-0 15 minuta para fundit. Pepe krosoi nga goditja e këndit dhe sulmuesi goditi me kokë për në rrjetë.
Interi e pati më të vështirë, edhe sepse luante jashtë fushe, në Çezenë. Për minuta të tëra, zikaltërit nuk arritën të imponoheshin dhe u duk se do të mjaftoheshin me një barazim, por mbrojtësi Ranokia realizoi golin vendimtar në 63. Në minutën e 68-të, vendasit hodhën në fushë sulmuesin shqiptar, Erion Bogdani, i cili nuk arriti të ndikonte në rezultat, ndonëse Çezena u tregua më agresive deri në fund të takimit. Madje, Gezal pati rastin për të barazuar, i ndaluar mrekullisht nga Zhulio Sezar.
Në takimet e tjera, Parma barazoi 3-3 me Leçen, në një përballje spektakolare me disa përmbysje, Katani mundi Palermon 2-0 ndërsa Xhenoa fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Bolonjës.
Në renditje, Juventus ka 33 pikë, duke kryesuar, ndërsa Interi është ngjitur në kuotën 23.